Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes gruaja më e vjetër në Mitrovicë, 108 vjeçarja Bahtije Idrizi

Gazeta10
15 February 2024 - 10:24

Mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes ka ndërruar jetë gruaja më e vjetër në Mitrovicë, gjyshja 108 vjeçare Bahtije Idrizi.

E ndjera ishte gjyshja e drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizit. Ajo karakterizohej si një grua shumë e vyer, e urtë dhe plot shëndet gjer në momentet e fundit të jetës.

Gjyshja Bahtije kishte kaluar një operim të lehtë në këmbë para dy muajsh, në dhjetor të vitit të kaluar.

Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët, duke njoftuar se varrimi i së ndjerës do bëhet sot më 15 shkurt, gjersa për kohën e varrimit do njoftojnë sot gjatë ditës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.