Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vdes në aksident një zyrtar policor në Kamenicë, një tjetër lëndohet rëndë

Gazeta10
26 June 2023 - 15:43

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Rogoçicë të Kamenicës, ku si pasojë ka vdekur një zyrtar i Policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Këtë për Gazetën10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident.’’, ka thënë ai për Gazetën10.

Tutje ai ka bërë të ditur se një pjestar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe tani po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.