Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes në aksident trafiku gjinekologu i njohur kosovar

Gazeta10
14 Maj 2024 - 16:45

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur sot magjistralen Prishtinë – Pejë me saktësisht në Sllatinë.

Gazeta10 mëson se personi që ka humbur jetën në këtë vetaksident është gjinekologu i njohur nga Drenica, Jakup Dobranja.

Akisndeti është konfirmuar për gazetën edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Në këtë rast është përfshirë një automjet, në të cilin drejtuesi i mjetit ka ndrruar jetë, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kompetent”, ka deklaruar Kelani.

Trupi i pajetë i doktorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.