Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes në moshë të re afaristi nga Suhareka

Gazeta10
28 May 2026 - 11:05

Ka ndërruar jetë në moshë të re Flamur Kuqi, afarist nga Suhareka. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

Në njoftim nuk është bërë me dije arsyeja e vdekjes së të riut nga Suhareka.

Njoftimi:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Flamur Kuqit, një kontabilist i përkushtuar, qytetar i devotshëm dhe biznesmen i përgjegjshëm, i cili me punën, korrektësinë dhe sjelljen e tij la gjurmë te shumë njerëz, përfshirë edhe mua si bashkëpunëtor.

Flamuri do të kujtohet për urtësinë, ndershmërinë dhe respektin që tregonte ndaj secilit. Humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e njohën nga afër.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuqi, miqve dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar kujtimi për të!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.