Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdes një 49-vjeçar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan

Gazeta10
10 July 2023 - 12:27

Një 49-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në fshatin Kishnicë.

Ky aksident ka ndodhur në  mes një kamioni dhe një veture.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në  aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.