Kronika e Zeze

Vdes një 50 vjeçar në Prizren, dyshohet se kreu vetëvrasje

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 11:57

Një burrë 50 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot në qytetin e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në rrugën e “Hysen Kraja” në Prizren.

“Policia me të gjitha njësit përgjegjëse menjëherë i është përgjigjur rastit, në vend ngjarje janë informuar se në mëngjes familjarët e kanë gjetur të varur familjarin tyre, viktimën mashkull A.B. 50 vjeç, të varur në shtëpinë e tij”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka thënë se nga të dhënat e para dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa nga policia hapet rast “Hetim I vdekjes”.

Rasti mbetet në hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve të Prizrenit”, tha Bytyqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.