Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes personi që ra nga lartësia në Obiliq

Gazeta10
06 February 2023 - 15:08

Ka vdekur një person i cili para 10 ditësh ra nga një lartësi, në Shkabaj të Obiliqit.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra.

“Me datën 28.12.2022, në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhur në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.