
Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur pjesëtari policor, Agron Berisha.
Sindikata iu ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të ndjerit.
“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Agron Berisha, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta! Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.