Futbollistët e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Florent Muslija kanë bërë pjesë e formacionit të javës në raundin e gjashtë të Ligës së Kombeve, raporton Gazeta10.
Muriqi e Muslija kishin bërë paraqitje fantastike në fitoren e Kosovës ndaj Qipros me rezultat të thellë, 5-1.
Florent Muslija e hapi serinë e golave në këtë ndeshje me një gol mjaft të bukur kur po zhvillohej minuta e 22-të e ndeshjes.
Mesfushori i Paderbornit poashtu asistoi në golin e shënuar nga Vedat Muriqi në pjesën e dytë.
Ndërkohë pikërisht Muriqi në këtë ndeshje shënoi dy gola, të katërtin dhe të pestin në ndeshje dhe sulmuesi ‘Dardan’ asistoi te goli i dytë i shënuar nga Donat Rrudhani.
Me këto dy gola Muiriqi arrin shifrën e 23 golave më Kombëtaren dhe është golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares ‘Dardane’.
Me këtë fitore, Kosova siguroi mbejten në Ligën C de u renditet e dyta në grupin C2 me nëntë pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve. /Gazeta10/