
Erion Selani është një nga talentët që po ndiqet me interes nga disa klube. Mesfushori ofensiv këtë sezon do të luajë me “Kurdën U17” në Superligë, në një sfidë të re për zhvillimin e tij.
Sezonin e kaluar, te U15, Selani zhvilloi një sezon të shkëlqyer, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar 15 asistime.
Paraqitjet e tij kanë bërë që emri i tij të jetë në radar të disa klubeve, të cilat po e monitorojnë nga afër talentin e ri.