
Shkaku i një lëndimi muskulor qëndroi jashtë fushave për pothuajse një muaj.
Por, rikthimi i tij ndodhi atëherë kur Mallorcas më së shumti i duhej.
Vedat Muriqi u rikthye me gol te Mallorca në ndeshjen kundër Real Valladolid, që u zhvillua në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga.
Me golin e Muriqit, Mallorca arkëtoi pikët e plota para adhuruesve të vet.
Sulmuesi prizrenas u gjendet shumë mirë në zonë pas një goditje nga këndi dhe e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 76-të.
Ky ishte goli i dytë i Muriqit këtë edicion në kampionatin spanjoll, në shtatë ndeshje të zhvilluara.
Mallorca e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në elitën e futbollit spanjoll, ku renditen në pozitën e gjashtë me 17 pikë të grumbulluara.
30-vjeçari është pjesë e Mallorcas që nga janari i vitit 2022 dhe që nga ajo kohë ka qenë pjesë kryesore e sulmit të skuadrës spanjolle.
Muriqi mungoi në grumbullimin e tetorit me Kosovës, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Lituanisë, që Dardanët i zhvillojnë në muajin nëntor.