Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vëllai i Liridonës thotë se u keqkuptuan për “dy ditë besë”: Ne ia kemi lënë gjithçka në dorë drejtësisë

Gazeta10
03 December 2023 - 11:25

Leonard Ademaj ka thënë se është keqkuptuar deklarata për “dy ditë besë” dhe tha se familja e tij drejtësinë e Liridonës ia ka lënë institucioneve të Kosovës.

“Ka qenë një keqkuptim. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin, na kanë thirrë në telefon dhe na kanë thënë që është edhe dy ditë e pamja. Këtu është bërë një keqkuptim se kanë thënë dy ditë i kanë dhënë afat e s’di as çka është besë. Ajo s’është e vërtetë. Baba i ka thënë mbane të pamën edhe dy ditë qysh e keni pasë dhe asnjë send tjetër s’ka pasë. S’ka pasë dy e tri ditë besë. Na gjithçka ia lëmë drejtësisë, besojmë në drejtësi të Kosovës”.

Leonardi tha para gazetarëve sot, pas seancës dëgjimore për tre të dyshuarit se ai fillimisht kishte dërguar prindërit në spital për t’ju dhënë qetësues, ndërsa motrës së tij i ishte lutur që atë natë të rrinte akoma tek shtëpia e tyre.

Përfundon seanca ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve, pritet vendimi i Gjykatës për caktimin e paraburgimit

“Liridona u vra në mënyrë mizore. Ajo ishte grua e fuqishme, motër e fuqishme dhe doli të bëhet edhe heroinë për fëmijët e vet. Atë ditë ka qenë në shtëpinë tonë, kishte flejt tek ne, prej që është kthyer në Kosovë rrijke tek ne shumë, i thash mos shko, por më tha po shkoj- po shkoj. Edhe fëmijëve ju thash mos shkoni se po kënaqem. Pasi ka arrit në Prishtinë babës i ka tregu që do të shkonin tek një restaurant. Nga ora 22:20 më ka thirr gruaja edhe mka thënë e kanë vra Liridonën. Ne kemi edhe një djal të axhes dhe mendova se mos ai. Unë isha në punë kam shkuar shpejt tek shtëpia. Nuk dija çfarë të bëja.Nuk dojsha me besu qe Liridona ka vdek. Kam shku drejt me familjarët në spital për me ju dhënë qetësus. Morën qetësus dhe morëm rrugën për Prishtinë dhe nuk ju kam treguar që kanë vdek”, tha ai para gazetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.