Vëllau i dëshmorëve Fahri Fazliu ka folur për bastisjet që u bënë në shtëpinë e familjarëve të dëshmorëve.
Fazliu ka konfirmuar se këto bastisje u kryen me urdhër të Gjykatës Speciale
I pyetur për arsyen e bastisjeve, vëllau i dëshmorëve tha se i sekuestruan telefonin e laptopin ani pse sipas tij nuk ishte e nevojshme një gjë e tillë.
“Telefoni im personal nuk patën nevojë me marr. Nuk kanë marrë në pyetje, nuk kanë pyet. Thanë se kemi urdhër nga GjykataSpeciale për të kontrolluar banesën. Nxorrën një dokument, që Gjykata Speciale ka urdhër për kontrollë në banesë”, tha Fazliu.
Fazliu shtoj se nuk kanë dyshime për arsyen e ktyre bastisjeve dhe se gjatë kontrollit, çdo gjë ishte korrekte.
“Nuk paralajmëruan asgjë, sjellja e tyre ka qenë korrekte, të gjitha dokumentat që i kanë marrë librat që i kanë paluar i kanë të kthyer prapë në vendin që kanë qenë” Nuk e dijmë motivin e kësaj bastije” ka thënë ai.