
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit pas vendimit të kryesuesit Avni Dehari për mbajtjen e seancës më 9 shtator.
Hamza e ka kundërshtuar vendimin, duke e cilësuar atë si një akt të arrogancës së pushtetit dhe jo si praktikë demokratike.
“Kjo s’është demokraci, kjo është arrogancë e pushtetit”, deklaroi Hamza në Kuvend, duke shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me mënyrën e vendimmarrjes për vazhdimin e seancës.