Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vendimi i KGJK për gjyqtarët, ambasada e SHBA: Qeveria të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta

Gazeta10
29 August 2026 - 17:25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të liruara nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje.

Ambasada amerikane ka theksuar rëndësinë e garantimit të përfaqësimit të serbëve në institucionet e Kosovës dhe ka kërkuar që ata të kenë mundësi të barabarta për pjesëmarrje në jetën politike dhe qytetare. Ambasada e SHBA-së, në një përgjigje për portalin “Kosovo Online”, ka kujtuar se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve në institucione.

“Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë përfaqësimin e serbëve në institucione. Ne presim që Qeveria e Kosovës të sigurojë që serbët të kenë mundësi të barabarta dhe të jenë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në jetën politike dhe qytetare të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për këtë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.