Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vendimi për investim në Kosovë, çka e pyesin gjermanët biznesmenin Kraus?

Gazeta10
23 February 2024 - 22:29

Përfaqësuesi i BKI Karl Heinz Kraus në intervistën në Politiko në Kanal10 ka treguar se në vitet e fundit Kosova ka filluar të njihet më shumë tek njerëzit në vende tjera.

Ai thotë se shpesh pyetet për Kosovën duke thënë se iu sqaron qëllimin e ardhjes së tij në një vend si ky.

“Shumë më pyesin ku është Kosova, a kanë atje probleme? Kanë këso pyetjë sepse nuk kanë informata. Meqenëse mbi 600 mijë shqiptarë të Kosovës jetojnë në Gjermani, ata I përhapin informatat dhe njohuri të Kosovës tek shumë njerëz, dhe nëse shikojmë për 14 vite niveli i njohurive për Kosovën është rritur shumë dhe në 2-3 vitet e fundit është rritur emri i Kosovës më shumë se që është njohur më herët. Njerëzit kur bisedojmë më pyesin se çka mund të bëjmë Kosovë, unë iu sqaroj se duhet investuar në Kosovë, për klimën që është këtu. “/Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.