
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar vendimin e Qeverisë për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, ka thënë se Kurti e ka mision shkatërrimin e shtetit, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se pas dështimit në veri si dhe prishjes së raporteve me amerikanët, ai tashmë po dëshiron shkatërrimin e sistemit të drejtësisë.
Më tej, ai ka thënë se Kurti sot ka shfuqizuar vendimin e tij dhe se nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara.
Tutje, Haradinaj ka ftuar Kurtin që ta rikthejë menjëherë vendimin e tij për pagat.
Këtu keni statusin e plotë:
“Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë.
Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara.
Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit.
Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia.
Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10