
Gjykatës Themelore në Ferizaj ka marrë vendim për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqa për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani..
Ndërsa të akuzuarit, Arbër Sejdiu i janë shqiptuar 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Bashkëkryerje” në vrasje të rëndë.
Marigona Osmani ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.
Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.