
Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të enjten ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-n në vlerë prej 400 milionë euro, raporton Koha.net.
Duke u bazuar në vendimin për të hyrat maksimale të lejuara, tarifat e rrymës pritet të rriten rreth 15 për qind nga muaji i ardhshëm.
Bordi i ZRRE-së është duke vazhduar ta mbajë mbledhjen e thirrur për sot. Pas përfundimit, është paralajmëruar një konferencë për shtyp.