Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vendosën flamurin shqiptar në akademi përkujtimore, Serbia nis kundërvajtjen ndaj Këshillit Kombëtar Shqiptar

Gazeta10
28 Prill 2026 - 16:58

Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka pranuar procedurën e kundërvajtjes ndaj tij dhe KKSH-së, për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në një aktivitet përkujtimor.

Aktiviteti zhvillohej në nderim të Jonuz Musliut, në sallën e Shtëpisë së Kulturës, në Bujanoc. Sipas vendimit, kundërvajtja ka ndodhur gjatë mbajtjes së një tubimi publik me karakter përkujtimor me rastin e përvjetorit të vdekjes së ish-kryetarit të KKSH-së dhe zëvendëskryetarit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, në atë mënyrë që në skenë ishte vendosur flamuri i Republikës së Shqipërisë, pa u vendosur flamuri i Republikës së Serbisë.

Sipas Rexhepit, flamuri kuq e zi nuk është provokim, por identitet dhe dinjitet.

“Kjo është hera e tretë që thirrem unë për të njëjtën gjë, ndërsa institucioni që përfaqësoj përballet për herë të dymbëdhjetë për flamurin tonë.

Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të drejtën tonë për të përdorur simbolet kombëtare, me dashuri dhe vendosmëri” ka shkruar Rexhepi./IndeksOnline

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.