Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Veriu në alarm, kryetarët shqiptarë vendosen në zyra (Video)

Gazeta10
26 May 2023 - 22:31

Raporti: Driasa Berisha

Lëshimi i alarmit në veri të Mitrovicës ka nxitur grumbullimin e serbëve para ndërtesave komunale.

Fillimisht ata u ndalën para ndërtesës së objektit komunal të Zveçanit, në përpjekje për të ndaluar vendosjen e kryetarit të ri shqiptar, raporton Gazeta10.

Por kjo situatë nuk ka zgjatur shumë, sepse njësitet policore të Serbisë kanë përdorur gatë lotësjellës për t’i larguar protestuesit.

E njëjta situatë është përsëritur edhe në komunën e Zubin Potokut, ku aty ka arritur të futet në zyre, kryetari Izmi Zeqiri.

Ai është parë i shoqëruar nga forca të shumta policie dhe më pas ka dhënë intervistat e para duke vendosur në zyrën e kryetarit edhe flamurin e Kosovës.

Nga kjo dhunë e përdorur nga serbët, të lënduar mbetën pesë zyrtarë policorë të Kosovës dhe të dëmtuara disa automjete të policisë. 

Presidenca e Kosovës për  përshkallëzimin e situatës i fajësoi “strukturat kriminale dhe ilegale” të Serbisë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se kryetarët e zgjedhur mund të largohen vetëm nga vota.

Por reagimi i Ambasadorit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka qenë mjaft i ashpër.

Reagimi në anën tjetër të kufirit ishte i menjëhershëm ku  presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë në nivelin më të lartë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, kryetarë të komunave me shumicë serbe u zgjodhën kandidatët shqiptarë, pasi që serbët i bojkotuan ato. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.