Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vërshimet e përmbysin Pejën, qytetarët angazhohen në pastrimin e rrugëve (VIDEO)

Gazeta10
25 June 2023 - 12:40

Nata e mbrëmshme s’ka qenë fare e lehtë për qytetarët e Pejës, kjo pasi që kjo komunë u vërshua nga stuhia dhe shiu i rrëmbyeshëm, raporton Gazeta10.

Si pasojë e këtyre vërshimeve, pati edhe viktima, ku sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, humbën jetën një fëmijë 5-vjeçar dhe nëna e tij.

Ndërkohë që deri më tani, dihet se edhe dy persona të tjerë janë duke marre tretman mjekësor pasi gjendja e tyre shëndetësore është mjaftë e rëndë.

Peja gjatë mbrëmjes së djeshme, në video e fotografi të postuara në rrjete sociale, shihej pothuajse e shkatërruar, raporton Gazeta10.

 Vetura të shkatërruara, rrugë të prishura, lokale të rrëmbyera nga uji, ishin vetëm disa nga pamjet që shtonin shqetësimin për gjendjen që do të pasonte në qytetin e Pejës.

Megjithatë situata vazhdon të jetë e njëjtë. Nga disa foto të realizuara nga gazetarja e Kanal10, Gentiana Gashi, shihet qyteti mbetët i shkatërruar dhe dëmet materiale janë mjaftë të mëdha, por që aktualisht nuk ka të reshura të shiut.

Poashtu shihen qytetarë që kanë dalur të pastrojnë rrugët e të largojnë mbetjet e mebturinave në rrugë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.