Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vërshimet në Pejë, fondacioni “Behgjet Pacolli” dhuron 17 mijë euro për familjen Ademaj

Gazeta10
13 Tetor 2023 - 14:29

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ka transferuar vlerën prej 17 mijë eurosh në llogarinë e familjes Ademaj nga Peja.

Familja Ademaj, gjatë verës së këtij viti është goditur nga vërshimet dhe përveç dëmeve materiale, familja ka humbur edhe dy familjarë të shtrenjtë.

“Fondacioni ‘Behgjet Pacolli’ falënderon secilin për solidaritetin dhe ndihmën e tij në këto raste tragjike dhe njofton donatorët se për t’u informuar rreth kontributeve të tyre nëpërmes GO FUND ME, ka vënë në dispozicion një linjë telefonike +383 dhe 38 222 123) për t’u informuar mbi epilogun e ndihmave”, ka shkruar Behgjet Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.