
Nga kjo e hënë e tutje, shikuesit e televizionit Kanal10 do e kenë mundësinë që në mbrëmje të shoqërohen me formatin e ri të emisionit “Adresa”.
I ftuari i parë është doktorri, ish-ministri, Ferit Agani.
Në mesin e shumë temave të diskutuara, Agani përmendi rolin e politikës në shëndetin mendor të qytetarëve.
Sipas tij, tashmë veçse ka filluar një distancim mes njëri-tjetrit si shkak i gjendjes politike.
“Kur një shoqëri kalon në një traumë kolektive, sikur që ka kaluar shoqëria qytetarët kanë nevojë për liderë të fortë. Me shku në ekstreme, me u fuqizu ose edhe me u viktimizu. De Fakto është larguar nga realiteti politik, e ka humb ndjesinë për nevojën e bashkimit, ndërtimit të urave”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë, ndiqeni transmetimin live: