Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetaksident në komunën e Prishtinës, vetura doli nga rruga, përfundoi në pjesë malore

Gazeta10
17 November 2026 - 19:25

Një vetaksident ndodhi sonte në komunën e Prishtinës.

Një person doli me veturë nga rruga dhe përfundoi në një pjesë malore në Stallovë në rajonin e Gollakut.

Në vendin e ngjarjes dolën ekipet e shpëtimit, Policia dhe Emergjenca.

Pas disa minutash kërkimesh dhe përpjekjesh, ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin personin nga vetura.

Ai u mor menjëherë nga ekipi i Emergjencës dhe u dërgua drejt QKUK-së.KP

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.