Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut.
Lajmin për Gazeta10 e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, ka thënë Gashi.
Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori./Gazeta10