Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vetaksident në Prizren, pasagjeri 19-vjeçar humb jetën, shoferi lëndohet

Gazeta10
26 September 2026 - 13:16

Një 19-vjeçar nga fshati Piranë i Prizrenit ka humbur jetën në një aksident tragjik sot pas mesnate. Aksidenti ndodhi rreth orës 01:05, në fshatin Lutogllavë, në magjistralen Suharekë–Prizren, ka ndodhur një vetaksident trafiku.

Policia tha se 19-vjeçari ishte pasagjer në veturën që u vetaksidentua, ndërsa shoferi mori lëndime.

Lajmin është konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sipas informatave të para dhe veprimeve fillestare hetimore, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit, mashkull rreth 19 vjeç, nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës, e cila ishte e lagësht si pasojë e reshjeve të shiut. Me këtë rast, drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri, mashkull rreth 19 vjeç, nga fshati Piranë i Prizrenit, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.