
Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Vernic të Vushtrrisë.
Nga pamjet e siguruara nga Kanal10, shihet se një veturë ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur në një fushë, duke përfunduar e kthyer përmbys.
Në vendin e ngjarjes shihet edhe një pjesëtar i zjarrfikësve.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe cilat janë rrethanat që çuan deri te ky aksident.