Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Vetë i fitojmë zgjedhjet”, Rexhaj: Vitin e ardhshëm Kurti e mbyll punën me Serbinë

Gazeta10
27 January 2025 - 22:11

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj është shprehur i bindur se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt.

Rexhaj ka thënë se VV nuk do të ketë nevojë për koalicione.

“Ne vetë i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka dhënë edhe premtime të mëdha sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë mendoj që kemi shumë punë për me bo. Unë mendoj që vitin e ardhshëm Albin Kurti e mbyllë punën me Serbinë”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.