Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Vetëm i 8-ti është duke lulëzuar”- Ahmeti: Kurti asnjëherë se kishte prioritet veriun

Gazeta10
04 July 2023 - 21:07

Kryeministri Albin Kurti asnjëherë nuk e kishte priotet të tij çështjen e veriut të Kosovës në premtimet e tij elektorale.

Kështu po vlerëson komentatori politik Arben Ahmeti, teksa shtoi se premtim i tij për këtë pjesë të vendit, ishte vetëm çështja e faturave të energjisë elektrike nga ana e qytetarëve serb.

Ahmeti tha se prioriteti i vetëm i Kurtit është vetëm procesi i dialogut, që sipas tij është duke “lulëzuar”, transmeton Gazeta10.

“Sot në dy vite qeverisje Kurti, prej të gjitha prioriteteve të tij, vetëm njëri është duke lulëzuar. Është prioriteti i 8, pastaj u bë i 6-ti e që është dialogu, veriu.”, ka pohuar Ahmeti tutje.

Ndërsa për raportet me aleatët ndërkombëtarë, ai thotë se liderët që dikur kishin drejtuar me vendin, kishin gjetur forma që t’iy ikin edhe ndëshkimeve.

“Nuk besoj që ky narracioni për qeveri të shantazhuar e ka pasur ndokush e ka pasur fatin personal në raport me presionet ndërkombëtare. Secili prej udhëheqësve të deritanishëm ka gjetur forma që t’i ikë kësaj çfarë na ndodhi.”, u shpreh Ahmeti në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.