
Kryeministri në detyrë dhe mandatari për kryeministër të ri, Albin Kurti, i ka shkuar në takim kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiut.
Ky takim vjen vetëm pak minuta pasi Lëvizja Vetëvendosje e manditoi Kurtin për postin e kryeministrit.
Kurti u tha mediave se është ftuar nga Haxhiu, por se nuk ka dhënë më shumë detaje.
Paradite u konstituua kuvendi, ku u votuan nënkryetari i LDK-së, ai i Listës Serbe, si dhe nënkryetari i komuniteteve tjera joshumiocë.