Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Vetëvendosje është PDK 2.0” – Çollaku: Vendimmarrësit e kësaj partie shumica kanë qenë në PDK

Gazeta10
26 April 2023 - 21:18

Komentatori politik, Adrian Çollaku ka folur rreth debatit të zëshëm sot në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta10.

Çollaku e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje si një version tjetër i PDK-së, duke thënë se janë PDK 2.0.

“Deri sot s’ka arritur me kap drejtësinë. Por, tendenca shkon aq sa ky pushtet shndërrohet në PDK 2.0. Dhe sot e dimë që një pjesë e vendimmarrëseve të VV-së kanë qenë në PDK. Pra këto debate i shoh se janë që disa deputetë të caktuar të vërehen.”, ka thënë ai në “Politiko”.

Por, lidhur me debatin për ish-kryeshefin e KEK-ut në Parlament, Çollaku e komentoi shkurt duke thënë se logjika e pushtetit është që në forma të ndryshme ta kap drejtësinë, madje edhe me mbrojtjen që po i bën ish-eprorit të KEK-ut.

“Ideja është se logjika sot është e njëjtë nëse e ngrisim një paralele, sepse nëse një zyrtar i lartë që e ke pas në parti dhe e ke dërgu në një ndërmarrje publik dhe të arrestohet ti qohesh e mbron dhe e sulmon prokurorin. Kjo tregon tendencën e këtij pushteti për me kap drejtësinë. Por s’ka arritur as përmes ligjit për KPK-në e në forma tjera.”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.