Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Veton Mujaj: Mbetet e paqartë mbështetja që Vjosa Osmani mund të marrë nga diaspora

Gazeta10
19 May 2026 - 19:03

Anëtari i organizatës Demokracia në Veprim, Veton Mujaj në Gazeta tha se një nga paqartësitë kryesore në këto zgjedhje mbetet ndikimi elektoral i presidentes Vjosa Osmani, sidomos në raport me votën e diasporës.

Sipas Mujajt, Osmani tashmë është bërë pjesë e fushatës dhe garës politike, mirëpo ende nuk dihet nëse qytetarët që e kanë mbështetur më herët do ta votojnë sërish.

“Në përgjithësi flitet se Vjosa Osmani, që është bërë pjesë e fushatës dhe garës politike, është paqartësia e vetme në këto zgjedhje. Sa më të vërtetë qytetarët ose votuesit, ata të cilët më herët e kanë votuar atë, duhet të jenë ata që do ta mbështesin apo jo”, tha Mujaj.

Ai shtoi se mbetet e panjohur edhe pesha që mund të ketë mbështetja nga diaspora për Osmanin në këtë proces zgjedhor.

“Krahasuar me këtë, është shumë e paditur nëse me të vërtetë nga diaspora do të kemi një votë të konsideruar për Osmanin”, deklaroi Mujaj.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/0JHN47jfdvI

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.