Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Veton Mujaj: Mbi 131 mijë votues nga diaspora janë verifikuar për zgjedhjet në Kosovë

Gazeta10
19 May 2026 - 18:55

Anëtari i organizatës Demokracia në Veprim, Veton Mujaj në Gazeta tha se interesimi i diasporës për të marrë pjesë në procesin zgjedhor në Kosovë është rekord, duke tejkaluar edhe shifrat e vitit 2021.

Sipas Mujajt, në zgjedhjet e vitit 2021 kishte rreth 130 mijë aplikime nga diaspora, ndërsa tani janë verifikuar 131 mijë e 900 votues që kanë të drejtë vote.

“Ky është një aplikim rekord që e ka kaluar edhe vitin 2021, kur përafërsisht aplikimet ishin 130 mijë, ndërsa sot ato që janë vërtetuar se mund të votojnë janë mbi 131 mijë e 900 vota, që janë shumë të rëndësishme për atë se çka do të ndodhë në Kosovë”, tha Mujaj në Gazeta.

Ai theksoi se interesimi i madh i diasporës dëshmon përfshirjen gjithnjë e më të madhe të bashkatdhetarëve në proceset demokratike në vend.

“Diaspora për kaq vite është bërë pjesë e procesit të zgjedhjeve në Kosovë dhe janë mësuar, sepse kemi pasur raste kur mbi 30% të votave që vinin ishin të pavlefshme ose votohej në mënyrë të gabuar”, u shpreh ai.

Mujaj shtoi se këtë herë numri i votave të refuzuara është dukshëm më i vogël, kryesisht për shkak të gabimeve teknike gjatë votimit.

“Tash ka një përqindje të vogël të cilat janë refuzuar si mundësi e votimit, për shkak të gabimeve që bëhen”, deklaroi Mujaj.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/Ahw8iigOzfU

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.