Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Adnan Rrustemi: Lëvizja Vetëvendosje i ofroi opozitës edhe të drejtën për ta propozuar presidentin, por çdo opsion u refuzua

Gazeta10
19 May 2026 - 21:07

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në Politiko tha se partia e tij ka bërë të gjitha përpjekjet për të shmangur shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve, duke ofruar kompromise politike ndaj opozitës.

Sipas Rrustemit, para shpërndarjes së Kuvendit janë zhvilluar konsultime të shumta për të gjetur një president konsensual, ndërsa LVV-ja kishte ofruar edhe poste të rëndësishme qeveritare për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Si subjekt politik sigurisht që para shpërndarjes së Kuvendit kemi bërë gjithçka që ka qenë në dorën tonë për ta gjetur një zgjidhje, nga nisja e konsultimeve për të gjetur një president konsensual, tek oferta politike për LDK-në me katër ministri dhe zëvendëskryeministrin e parë”, deklaroi ai.

Rrustemi tha se janë bërë oferta edhe për pozitën e kryetarit të Kuvendit, si për Lidhjen Demokratike të Kosovës ashtu edhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai theksoi se pas kritikave publike se Lëvizja Vetëvendosje nuk duhej t’i mbante tri pozitat kryesore të shtetit, partia kishte shkuar edhe më tej duke i ofruar opozitës mundësinë që vetë ta propozojë presidentin.

“Sugjeruam që opozita t’i propozojë tre emra për president dhe ne do ta votonim njërin prej tyre. Është e pashembullt në një demokraci parlamentare që një subjekt politik që fiton mbi 51.1 për qind t’ia japë opozitës mundësinë ta propozojë presidentin”, u shpreh Rrustemi.

Sipas tij, edhe kjo ofertë është refuzuar nga opozita, ndonëse sistemi zgjedhor proporcional në Kosova e bën të vështirë arritjen e një rezultati të tillë elektoral.

Në fund, Rrustemi tha se LVV-ja kishte propozuar si kandidate për presidente Feride Rushiti, të cilën e cilësoi figurë konsensuale dhe jopartiake.

“Në fund nxorëm një kandidate krejtësisht konsensuale, jo politike, jo partiake, me të cilën janë krenuar të gjithë, përfshirë edhe opozitën, pra Feride Rushitin, por u refuzua edhe ajo”, deklaroi ai.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/dFwAPaRyQQo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.