Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Artan Behrami, pushtetit: Frikën nga hija juaj nuk ua heq as xhandarmëria, e as ndonjë ilaç

Gazeta10
19 May 2026 - 19:16

Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami ka reaguar pas paralajmërimeve për krijimin e xhandarmërisë, duke thënë se frika e institucionalizuar është diktaturë.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami iu drejtua pushtetit duke i thënë se frikën nga hija juaj nuk ua heq as xhandarmëria, e as ndonjë ilaç.

“Xhandarmëria e Sfeqles është një mekanizëm i përhapjes së frikës. Prej që kanë okupuar institucionet, e kanë udhëhequr Kosovën përmes përhapjes së frikës dhe joshjes.Injektimi i frikës në shoqëri gjithmonë ka qenë një instrument përcaktues politik i të gjithë diktatorëve dhe autokratëve. Përhapja e frikës shndërrohet në armë për të suspenduar demokracinë, logjikën dhe mendimin racional”.

“Frika e institucionalizuar është diktaturë. Por, këto modele të së kaluarës nuk mund të etablohen në trupin e ri të shtetit të Kosovës. Frikën nga hija juaj nuk ua heq as xhandarmëria, as policia, as ndonjë ilaç. Hijën tashmë e keni në opozitë. Më 7 qershor u vjen pas edhe trupi! Në atë ditë, Kosova do të çlirohet jo vetëm nga frika, por edhe nga periudha më e errët e historisë së post-pavarësisë”, ka shkruar Behrami.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10164081143148149&set=a.10150539000998149&type=3&ref=embed_post

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.