
Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën C në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, tha se këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Gazeta10