
Milani është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e sulmuesit nigerian, Victor Boniface.
Marrëveshja do të jetë në formë huazimi, me mundësi blerje për 30 milionë euro.
Boniface e do me ngulm kalimin në “San Siro”, teksa agjentët e futbollistit gjenden në Milano për finalizimin e marrëveshjes.
24-vjeçari ka qenë pjesë kyçe e Leverkusenit në sukseset e skuadrës gjatë viteve të fundit dhe tani është i gatshëm për të bërë hapin e radhës në karrierë.
Ai ka zhvilluar në total 61 ndeshje me Leverkusenin, prej të cilave ka shënuar 32 gola dhe ka dhuruar 12 asistime.