
Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Në një stadium të mbushur plot, zviceranët u pritën ngrohtësisht nga “dardanët”.
E dy futbollistat me origjin shqiptare Xhaka e Shaqiri u duartrokitën gjatë gjithë kohës në mbështetje të tyre , shkruan Gazeta10.
Madje, Shaqiri me të përfunduar lojën ia dha fanellën një tifozi me aftësi të kufizuara dhe bëri fotografi me të.