Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Viktima e dhunimit në Obiliq është e mitur, Prokuroria jep detaje

Gazeta10
17 Korrik 2024 - 12:30

Policia e Kosovës sot njoftoj për një rast dhunimi që ka ndodhur në Komunën e Obiliqit.

Sipas policisë viktima femër shtatzënë ishte pranuar në QKUK, dhe se lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

“Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur, se viktima është një e mitur.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së.

Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

E mitura ka mbetur shtatzënë si rezultat i dhunimit.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e dhunimeve në vendin tonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.