
Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior pritet të vazhdojë rrugëtimin e tij me Real Madridin.
Vinicius shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë të re pesë vjeçare me ekipin madrilien, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028.
Me kontratë e re klauzola e largimit të sulmuesit brazilian do të jetë 1 miliardë euro.
22-vjeçari po kalon në formë jetësore me “Los Blancos”, ku në sezonin e kaluar arriti të realizojë 23 gola dhe 21 asistime në 55 paraqitje në të gjitha garat.
Me kontratën e tij të re, sulmuesi brazilian do të bëhet lojtari më i paguar në radhët e skuadrës nga kryeqyteti spanjoll.
Vinicius erdhi te Real Madridi në vitin 2018 nga Flamengo për shumën e 45 milionë eurove.
Deri më tani me ekipin madrilien ai ka fituar Ligën e Kampionëve, dy herë La Ligën, dy herë Kupën e Botës për Klube, Superkupën Evropiane dhe Kupën e Mbretit.