
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se kanë rritur buxhetin për barna dhe material shpenzues për kujdesin primar në mbi 21 milionë euro, kurse për kujdesin dytësor dhe tretësor, në 36 milionë euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar anëtarët e Komitetit Kyç dhe anëtarët e nënkomiteteve teknike, për përditësimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese.
Gjatë këtij takimi, ministri Vitia ka theksuar se buxheti për barna dhe material shpenzues është rritur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vtia në takim me anëtarët e Komitetit Kyç dhe anëtarët e nënkomiteteve teknike për përditësimin e Listës së Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese.
“Kemi rritur buxhetin për barna dhe material shpenzues për kujdesin primar në mbi 21 milionë euro, kurse për kujdesin dytësor dhe tretësor, në 36 milionë euro”, ka potencuar Ministri Vitia.
Tutje, ai ka shtuar se për këtë arsye, përditësimi i Listës së re të Produkteve Mjekësore dhe Materialeve Shpenzuese “është me shumë rëndësi”.