Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vitija: Latifi nuk ka pasë vullnet të merret me problemet bazike të shëndetësisë në Kosovë

Gazeta10
06 October 2022 - 20:57

Gazetari Bujar Vitija, ka thënë se të gjithë e kanë përkrahë Rifat Latifin, kur është emëruar në postin e Ministrit të Shëndetësisë, por që kur shpalosi programin dhe prioritetet, këto i kanë bërë të ndryshojnë mendim.

Vitija më tej në Politiko, deklaroi se Latifit i ka munguar vullneti të merret me sfidat në shëndetësi, raporton Gazeta10.

“Ministri nuk ka tentu të merret me problemet bazike që i ka sistemi shëndetësor i Kosovës, unë besoj që nuk ka pasë vullnet me u marrë me këto probleme që janë sfiduese për një Ministër të Shëndetësisë. Më shumë prioritet i ka kushtuar anës profesionale, avancimit të kirurgëve, dhe të njëjtën kohë të sjellë mjekë në Kosovë….Mosha dhe karriera profesionale, ndoshta e bëjnë një ministër mos të ketë zellin me këto probleme bazike, që ndoshta për të kanë qenë banale”, është shprehur ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.