
Ish Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se lufta e Kosovës ka qenë një luftë për liri, pavarësi dhe drejtësi, raporton Gazeta10.
Moisiu ka thënë se kjo luftë nuk ka qenë terroriste ashtu si po pretendojnë që ta bëjnë atë.
“Lufta e shqiptarëve të Kosovës ka qenë një luftë për liri, për pavarësi, për drejtësi, për tu shkëputur nga skllavëria serbe shekullore dhe sigurisht nuk ka qenë aspak luftë terroriste siç po përpiqen për ta kthyer”, ka thënë Moisiu.
Dje gjatë ditës në Hagë kanë qenë ish presidentët e Shqipërisë , Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, dhe Behgjet Pacolli ku kanë vizituar krerët e krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin si dhe Rexhep Selimin.
Kjo vizitë është realizuar me iniciativën e Behgjet Pacolli, ndërsa ish presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga kanë refuzuar këtë ftesën. / Gazeta10