Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vizita në Hagë, Pacolli: Ata po e paguajnë çmimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Gazeta10
30 Shtator 2022 - 15:26

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po e paguajnë çmimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Pacolli ka thënë se ata janë të inkurajuar dhe nuk janë të lodhur dhe se ata e dinë që nuk janë aty për ndonjë krim që është njëmend krim.

“E pash se janë të inkurajuar, nuk janë të lodhur, më mirë së kurrë, ata e dinë se nuk janë në këtë burg për një gjë, për një krim që vërtetë mund të quhet krim, por janë për atë që e thash edhe më parë, për të paguar çmimin për këtë që e posedon sot Kosova, për lirinë dhe pavarësinë”, ka thënë Pacolli.

Dje gjatë ditës në Hagë kanë qenë ish presidentët e Shqipërisë , Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko, dhe Behgjet Pacolli ku kanë vizituar krerët e krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin si dhe Rexhep Selimin.

Kjo vizitë është realizuar me iniciativën e Behgjet Pacolli, ndërsa ish presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga kanë refuzuar këtë ftesën. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.