
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos,, ka shkruar për takimin që ai ka pasur sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, të cilin e ka falënderuar për ‘’pritjen e ngrohtë’’.
Kos, ka thënë edhe se, viti 2026 mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën, kështu, ka shtuar ajo, partitë politike duhet të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet institucional.
Postimi:
E lumtur që jam sot në Prishtinë dhe që po takohem me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë.
88% e qytetarëve të Kosovës besojnë në perspektivën evropiane të vendit. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi thirrjes së tyre për të intensifikuar punën në çështjet ekonomike, në përparimin demokratik dhe në reformat.
Viti 2026 mund të jetë një moment i mundësive evropiane për Kosovën. Kjo kërkon që forcat politike të bashkohen dhe të gjejnë stabilitet institucional afatgjatë.