
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje për vizitën që ka pasur së fundi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mesazhet që ka marrë atje.
Haradinaj ka thënë se kërkesa e tij për anëtarësim të Kosovës në NATO është mirëpritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në kërkesën time për anëtarësim direkt në NATO, po ju siguroj nuk është veç fjalë goje. Jam mirëprit me angazhimin tim në Penatagon për avansimin e procesit të anëtarësimit në NATO”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, ai ka thënë se interesi i tij ka qenë që të takohet me administratën Trump.
“Kësaj here kisha interes të veçantë që të takohem me administratën Trump ende pa fillu me punë. Atje takova emisarin special, Richard Grenell edhe shumë të tjerë kongresmenë dhe senatorë të afërt”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun. /Gazeta10/