
Një vjedhje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Ferizaj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një menaxher i një marketi ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në depo ku kanë vjedhur një arkë në të cilën kishte shumë të konsiderueshme të parave të gatshme.
Rasti është nën hetime.
“Ferizaj 01.09.2025-03:15. Ankuesi mashkull kosovar, menaxher i një marketi ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë deportuar në depo dhe kanë vjedhur një arkë, në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i hetuesisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.