Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vjen komandanti i ri i KFOR-it, italiani i katërmbëdhjetë që e udhëheq misionin e NATO’s në Kosovë

Gazeta10
04 October 2024 - 16:42

Komandanti i ri i KFOR-it, major gjenerali Enrico Barduani, ka ardhur në Kosovë, i cili do ta marrë detyrën zyrtarisht më 11 tetor. Barduani do të jetë komandanti i 14-të italian që do të udhëheqë misionin e NATO’s në Kosovë.

Ai u prit “ngrohtësisht” nga ambasadori i vendit të tij në Kosovë, Antonello De Riu.

Për ardhjen e tij ka njoftuar ambasada italiane në Kosovë.

“Ambasadori De Riu sot e mirëpriti ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR’it, major gjeneral Enrico Barduani, i cili zyrtarisht merr drejtimin më 11 tetor. Kjo shënon herën e 14-të të udhëheqjes së misionit të NATO-s, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.