Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vjen polemika e parë ndaj Blushit: Albini nuk është as martir por oportunist

Gazeta10
14 June 2023 - 13:25

Shkrimi i gjatë i shkrimtarit nga Shqipëria, Ben Blushi për sjelljen politike të Albin Kurtit ka zgjuar një varg reagimesh.

Polemika e parë që ka trajtuar më gjatë këtë artikull është nga Kosova, e studiuesit Fitim Salihu, i cili madje ka shkruar se “Kuri nuk është as martir por një djalë që i pëlqen shumë vetja”.

Shkrimi i plotë i Fitim Salihut:

Ben Blushi gabon në analizën e tij. Albin Kurti nuk është martir kryeneç që e zgjedh lavdinë para pushtetit. I tillë mbase ka qenë Adem Demaçi. Por, Albini s’është as kaq. Albini është thjesht një djalë që i pëlqen shumë vetja, por kur ka ardhë në pushtet është përball’ me realitetin e paaftësisë së vet. Asnjë sukses në ekonomi, arsim, infrastrukturë. Përkundrazi, është rrit’ kostoja e jetesës për qytetarët, kurse investimi i tij i vetëm është një urëz tre metra e gjatë në Staradran.

Prandaj, Albini luan me veriun. Jo se është martir kryekrisun, por sepse është oportunist dhe e ka kuptu’ që, duke e pas qeverisjen më të dobët në Kosovën e pasluftës, e vetmja temë që po e mban lart në sondazhe është veriu dhe përplasja me Serbinë.

Shumë punësime familjare, fiasko në politikën e jashtme, zero rezultate në qeverisje, zero investime!

Në fakt, investimi më i madh i këtij pushteti ka qenë vetëm personal, për veten e tyre, në blerjen e përnjëhershme të shumë shtëpive e banesave në lagjet më luksoze. Dhe tenderat e dyshimtë njëburimorë në vlerë prej miliona eurove. Dhe milionat e dhuruara nga GEN-i i Stanishiqit.

S’ka asgjë martire e as heroike me ble banesa e vila në lagjet më luksoze. Aq më pak me u pagu’ nga GEN-i. Martirët krijohen e kuptimësohen në vijat e frontit, në rezistencë, jo në vila luksoze. E, rezistenca dhe martirizimi e ka një kohë. Po s’pate guxim atëherë, koha ik dhe më s’mund e kthen. Martirizimin nuk mund me e ‘enact’ kur do ti. Nuk ka martirë në pushtet, me tendera e me vila, me 20 xhipa e me 50 badigarda.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.